Krasniqi për koalicion me VV-në: JO, dallojmë pothuajse në gjithçka
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjini është shprehur edhe njëherë i prerë, kundër një koalicioni të mundshëm më VV-në. Ai ka thënë se shkurt, përgjigja është JO. Ndërsa, gjatë… ai ka dhënë disa nga arsyet sse përse këto dy parti nuk mund të jenë në koalicion me njëra-tjetrën.
“Përgjigja e shkurt është JO. Përgjigja e gjatë pastaj varet sa kemi kohë në emisionin. Sepse hendeku mes neve dhe VV-së është jashtëzakonisht i madh. Jo në kuptimin individual, personal. Ato po i abstragojmë për një moment. Por në kuptimin edhe qysh e shohim të kaluarën, tashmen e të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi shtoi se nuk është një politikan utilitarist dhe nuk do të ndërmerrte veprime që bien ndesh me karakterin dhe parimet e partisë që udhëheq.
“Përveç edhe dallim ideologjik, në kuptimin qysh e shohim vendin, perspektivën e Kosovës, çka mendojmë sektorin privat, për qeverinë… dhe nuk shoh asnjë lloj mundësi, çfarëdo ekipe me angazhu, shpeshherë në të kaluarën kur kam qenë nënkryetar i PDK-së, i përshirë në programet qeveritare, unë nuk e di çfarë ekipe.