Krasniqi për Hamdi anti-amerikanin: “Stalinizmi është sëmundje qeni” - NACIONALE

Krasniqi për Hamdi anti-amerikanin: “Stalinizmi është sëmundje qeni”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar dhe analisti, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të Hamdi Shartarit, në lidhje me ShBA-në, duke u deklaruar haptas si anti-amerikan.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se personi në fjalë, i ka kujtuar një thënie të Stalinit.

““Mirënjohja është sëmundje e qenit.” Qyky antiamerikani primitiv ma kujtoi këtë thënie të tmerrshme të Stalinit. Këto fjalë Stalini ua pati thënë Kamenjevit e Zinovjevit, kur ata i kërkuan mëshirë dhe ia kujtuan se i kishin ndihmuar të bëhej sekretar i përgjithshëm. Stalini mori vendim t’i pushkatonte të dytë, edhe pse ata ia kishin shpëtuar jetën dhe e kishin bërë lider të BRSS.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Mirënjohja është sëmundje e qenit.” Qyky antiamerikani primitiv ma kujtoi këtë thënie të tmerrshme të Stalinit. Këto fjalë Stalini ua pati thënë Kamenjevit e Zinovjevit, kur ata i kërkuan mëshirë dhe ia kujtuan se i kishin ndihmuar të bëhej sekretar i përgjithshëm. Stalini mori vendim t’i pushkatonte të dytë, edhe pse ata ia kishin shpëtuar jetën dhe e kishin bërë lider të BRSS. Prandaj, mund të thuhet se pikërisht stalinizmi është sëmundje qeni. Mirënjohja është vlerë njerëzore. Nëse ne nuk do të jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, do të kemi problem me vlerat tona njerëzore.

Lajme të ngjashme