Krasniqi: PDK do ta rikthej modelin efektiv të qeverisjes, Qeveria Kurti ka sjellë vetëm regres - NACIONALE

Krasniqi: PDK do ta rikthej modelin efektiv të qeverisjes, Qeveria Kurti ka sjellë vetëm regres

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka sjell vetëm regres në Kosovës.

Gjatë vizitës që i ka bërë disa bizneseve në komunën e Gjakovës, Krasniqi është zotuar që PDK-ja do ta rikthej në nivel qendror modelin efektiv të qeverisjes.

Sipas tij, një model i tillë qeverisës do të ua lehtësonte jetën qytetarëve.

“Unë jam i impresionuar nga puna që është bërë në të gjitha këto qendra e ndërmarrje të cilat i vizitova sot dhe me të vërtetë, na takon secilit, pavarësisht pozicionit, që të jemi pranë ndërmarrësve, të jemi pranë inovatorëve, që të jemi pranë qytetarëve, për të lehtësuar jetën e tyre, sepse modeli qeverisës ekzistues është model, i cili ka sjellë vetëm regres”, ka thënë Krasniqi, sipas një komunikate për medie të PDK-së.

Ai ka treguar me vlerat e modelit qeverisës së PDK-së.

“Ndërsa, ne besojmë që do të rikthejmë modelin efektiv të qeverisjes, si një qeveri e cila e mban fjalën, që kryen punë edhe që lehtëson jetën e qytetarëve, ashtu siç po bëjmë në të gjitha komunat të cilat udhëhiqen nga kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të ngjashme