Krasniqi: Në SHBA të dëgjoj me vëmendje qëndrimin e tyre, deklaratat e fundit janë shqetësuese - NACIONALE

Krasniqi: Në SHBA të dëgjoj me vëmendje qëndrimin e tyre, deklaratat e fundit janë shqetësuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Javën e ardhshme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pritet që të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi e konsideron të rëndësishme këtë vizitë për faktin që sipas tij, në këtë kohë nuk është mirë që Qeveria të sanksionohet me anulim të vizitave të zyrtarëve të saj, të njerëzve të pushtetit.

Unë atje do të paraqes qëndrimet e PDK-së në lidhje me zhvillimet aktuale në Kosovë, por edhe në rajon. Do të dëgjoj me vëmendje se cilat janë qëndrimet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kohëve të fundit vërtetë është shqetësues fakti që në disa nga deklarimet e nivelit më të lartë, e shohim një fjalë që nuk e kemi dëgjuar më herët e që është fjala- zhgënjim. Është fatkeqësi që sot Kosova të shikohet nga prizmi i zhgënjimit, nga vendi që i ka ndihmuar Kosovës më së shumti”, deklaroi Krasniqi.

Lajme të ngjashme