Krasniqi në Lezhë me të birin, urojnë 28 nëntorin
Pas Prizrenit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me të birin e tij kanë vizituar Lezhën në rastin e ditën e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Postimi i Krasniqit:
Në ditën e madhe të kombit, me Malin ndalesën e dytë e bëmë në Lezhën e historisë e të përbashkimit, te varri i kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili, 580 vjet më parë, më 28 nëntor të vitit 1443, ngriti në Krujë flamurin me shqiponjën dykrenare, duke e ngritur kështu edhe vetëdijen e kombit tonë e duke u bërë vet pishtari më i ndritur në rrugëtimin tonë kombëtar për liri e mëvetësi.