Krasniqi me urim: Përkushtimi i ShBA-së, frymëzoi Kosovën që të nisë një rrugë të re - NACIONALE

Krasniqi me urim: Përkushtimi i ShBA-së, frymëzoi Kosovën që të nisë një rrugë të re

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar ShBA-të në 248 vjetorin e Pavarësisë.

Ai ka uruar stafin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, ambasadorin Jeff Hovenier, pjesëtarët e ushtrisë amerikane dhe gjithë qytetarët amerikanë.

“Përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re - atë të lirisë dhe të zhvillimit.” – ka thënë tutje Krasniqi.

Në fund, kreu i PDK-së ka shkruar:

“Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.

Gëzuar 4 Korrikun!”.

Lajme të ngjashme