Krasniqi: Me Qeverinë Kurti qytetarët e Kosovës po përjetojnë varfëri e skamje - NACIONALE

Krasniqi: Me Qeverinë Kurti qytetarët e Kosovës po përjetojnë varfëri e skamje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë e dije se më Qeverinë Kurti 18 për qind e qytetarëve po përjetojnë varfëri e skajshme.

Duke i publikuar statistikat e fundit të Komisionit Evropian në raportin për Kosovën, sa i përket varfërisë gjatë vitit të fundit, ai ka treguar se popullsia e Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.

Nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka vlerësuar se kjo statistikës është alarmuese.

“Varfëri dhe skamje: Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian! Regres”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme