Krasniqi: Mbajtja mbyllur e Urës së Ibrit është absurde
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se hapja e Urës së Ibrit, do të lehtësonte kontaktet mes qytetarëve në jug dhe veri.
Ai tha se mbajtja e urës e mbyllur në këtë kohe është absurde dhe duhet të jetë në shërbim të të gjithëve.
Ai ka thënë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë por e forcojnë atë.
“Lidhur me këtë dua të theksoj se me hapjes e urës me përmbushjet në obligim nga marrëveshja e Brukselit në hapjen dhe rivitalizimin e saj do të kontriboj në lehtësimin e kontaktëve të qytetarëve të Mitrovicës së Jugut dhe Veriut dhe kështu do të kontriboj në shkëmbimin dhe mirkuptimin. Pra ne konsiderojmë se nuk ka arsye dhe tashmë është apsurde vazhdimi mbajtës së mbyllur të kësaj ure, sipas natyrës së urave dhe kjo urë duhet të jetë në shërbim të të gjithëve dhe nuk do të jetë kundër askujt. Jeni të bindur se liria e levizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë e përkundrazi e forcojnë atë.”, tha Krasniqi.