Krasniqi: LVV duhet ta kuptojë se mediet nuk i frikëson, as i fut nën kontroll
Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj zyrtarëve të lartë të pushteti por edhe të Vetëvendosjes, që po sulmojnë e linçojnë mediet në Kosovë.
Ai ka thënë se LVV duhet ta kuptojë që mediet nuk frikësohen e as nuk kontrollohen nga pushteti.
Krasniqi ka treguar tyre arsye pse nuk mund të ndodhë kjo gjë.
“LVV duhet ta kuptojë se mediet nuk i frikëson. As i fut nën kontroll. Ka tri arsye: e para, mediet janë biznese private, nuk varen nga reklamat e saj, e dyta, janë krijuar gjenerata gazetarësh/esh që nuk nënshtrohen, e treta, sponsori i pavarësisë së Kosovës, e sponsorizon edhe gazetarinë e pavarur. Në kohën tonë politikanët duhet të frikësohen nga mediet e gazetarët, jo mediet e gazetarët nga politikanët. Siç thuhet: ”i ka dekë nana kësaj pune.”” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Reagimi i tij vjen pasi dy deputetët e VV-së, Salih Zyba dhe Tinka Kurti vetëm sot, sulmuan dhe linçuan mediet.
