Krasniqi: Lista jonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit është pasqyra më e mirë e vlerave të PDK-së
Të përzgjedhurit të Partisë Demokratike të Kosovës në listën më të cilën do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ish-kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi i quajti “njerëz profesionistë, të ndershëm, të përkushtuar dhe të gatshëm t’i shërbejnë Kosovës me dinjitet.”
Ai shtoi se me këtë ekip PDK hyn në garë e bashkuar dhe e përgatitur për t’i dhënë vendit “një të ardhme që e meriton”.