Krasniqi: Kur inxhinieri i elektros s’e di një detyrë të klasës së gjashtë, është problem kolektiv
Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka komentuar gabimin në matematikë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Krasniqit, kur një inxhinier i elektros – Kurti është inxhinier i elektros – nuk e di një detyre të klasës së gjashtë, atëherë nuk ka të bëjë më me ndonjë mosdije individuale.
Krasniqi ka shkruar se atëherë problemi është kolektiv.
“Kur një inxhinier i elektros nuk e di një detyrë të klasës së gjashtë, ose kur shumë albanolog nuk e dinë drejtshkrimin, kemi të bëjmë me një problem kolektiv, jo vetëm me mosdije personale” – ka shkruar ai, ndër të tjera.