Krasniqi kujton trazirat e 17 marsit: Elita jonë politike dhe UNMIK-u e KFOR-i pësuar dështim total në vitin 2004
Analisti Milazim Krasniqi ka kujtuar trazirat e 17 marsit të vitit 2024.
Duke rikujtuar situatën e asaj kohe, Krasniqi ka thënë dy gjera të sigurta që lidhen me ato trazira.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në atë kohë elita vendore politike dhe prezenca ndërkombëtare në Kosovë kishin dështuar.
“Nga kush nuk e di por e di që dy gjëra janë të sigurta lidhur me ato trazira: elita jonë politike dhe prezenca ndërkombëatre (UNMIK e KFOR) kanë pësuar dështim total në vitin 2004. Ndërsa drejtësia ka pësuar disfatë deri sot, meqë nuk e ka zbuluar prapavijën e atyre trazirave. Problemi më i madh është se Kosova i vuan pasojat e atyre trazirave edhe sot. Plani Ahtisarit me komunat serbe, me fuqinë bllokuese të serbëve në Kuvend e në qeveri dhe me Asociacionin si detyrim, është rezultat direkt i trazirave të marsit 2004. E keqja e madhe është se edhe në vitin 2026 qeveria jonë është para një dështimi të rëndë, pikërisht në temën e trajtimit të serbëve të Kosovës. Si pasojë, qeveria Kurti është nën presion ndërkombëtar, në konflikt me SHBA-në, nën masat e Bashkimit Europian”, ka shkruar ai.