Krasniqi: Kosova po kalon prej momenteve më të brishta që prej shpalljes së pavarësisë - NACIONALE

Krasniqi: Kosova po kalon prej momenteve më të brishta që prej shpalljes së pavarësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka mbajtur një konference përmbyllëse për media.

Krasniqi, ka deklaruar se Kosova si është tani është si më e keqja ndonjëherë.

“Zhvillimet e fundit, e dëshmojnë më mirë se çdo gjë tjetër, që Kosova është duke kaluar një prej momenteve më të brishta që prej se është shpallur shtet sovran, e pa asnjë dyshim, një moment të brishtë dhe të paprecedentë pothuajse që 23 vite pas çlirimit. Nuk është as e lehtë dhe as dëshirë e jona, që vitin 2022 të mos mund ta mbajmë mend për gjëra të mira, por, fatkeqësisht, kjo është “Kronikë e një dështimi të paralajmëruar” nga unë dhe PDK qysh me 22 mars të vitit 2021, kur ishte emëruar Qeveria Kurti II.", ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, ka vazhduar që të i listoj të gjitha –deshtimët-, e vitit 2022, që sipas tij kanë ardhur nga keq qeverisja e Kurtit.

"Ky viti pati nisur në një atmosferë të paralajmëruar të krizës energjetike nga opozita, zgjidhjen e së cilës Qeveria e ka gjetur duke e shtrenjtuar energjinë elektrike në kurriz të qytetarëve. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konsistent për t’ua lehtësuar familjeve kosovare përballjen me inflacionin, madje ka refuzuar edhe iniciativat e idetë se si mund ta bëjë një gjë të tillë. Është anashkaluar drejtësia dhe ligji. Ndërsa s ai përket arsimit kryefjala për vitin 2022, ishte greva", tha Krasniqi.

I pari i PDK-së, akuzoj po ashtu qeverinë, se ka tentuar që të arriturat e qeverive të kaluara ka tentuar që të i paraqes si të tyre.

Një e tillë ishte Marrëveshja me MCC-në, përmes së cilës kjo Qeveri i humbi Kosovës shansin e madh për projekt konkret, atë të ndërtimit të infrastrukturës së gazit, të cilën e kishim siguruar ne më parë, dhe i solli vetëm bateritë për ruajtjen e energjisë”, tha ai.

Lajme të ngjashme