Krasniqi: Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë më mirë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka lavdëruar kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.
Ai ka thënë se ashtu si Aliu po qeverisin edhe kryetarët tjerë të PDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se këtë model qeverisës do ta bartim edhe në nivelin qendror pas 9 shkurtit.
“Atmosferë madhështore në mesin e anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Modelin transformues dhe zhvillimor qeverisës të PDK-së me qytetarin në qendër, të zbatuar nga Agim Aliu në Ferizaj, e të replikuar në komunat tjera ku udhëheqin kryetarët nga radhët tona, do ta bartim edhe në nivelin qendror pas 9 shkurtit me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza. Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë më mirë!”, ka shkruar Krasniqi.