Krasniqi kërkon të rikthehemi te kombëtarizmi rrezatues e integrues për të dalë nga kriza
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kërkuar që shoqëria kosovare t’i kthehet kombëtarizimit rrezatues e integruese, si mundësi për të dalë nga kriza.
Krasniqi në Facebook ka shkruar se në shoqërinë ku ka neokolonializëm dhe mendim e veprim provencial, nuk mund të ketë kombë të fortë.
Shkrimi i tij:
Në një shoqëri si kjo jona, ku kombinohet diktati neokolonial dhe mendimi e veprimi provincial, me mbeturinat nga çmoralizimi komunist, nuk mund të ketë as komb të fortë, as atdhe të lulëzuar, as rrezatim fisnikërues të fesë. Në një shoqëri të tillë ka me shumicë mimikëri dhe poshtërsi. Thënë thjesht, pa iu rikthyer kombëtarizmit rrezatues e integrues, nuk ka dalje nga kriza. Kurrë hiç.
