Krasniqi ia numëron deklaratat naive Gërvallës: Ja çfarë tha në vend se të ofronte dorëheqje
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, i ka numëruar deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
Sipas tij, këto deklarata janë naive, dhe ajo më përpara do të duhej të jepte dorëheqje.
Postimi:
Nga deklaratat e sotme naive të ministres Donika Gërvalla mund të bësh koleksion. Ja çfarë ka deklaruar, në vend se të ofronte dorëheqjen, për dështimin e saj të tmerrshëm në dëm të Kosovës. (1. Gërvalla fajëson ndërkombëtarët për dështimin në KiE: Nuk mund të ndalet anëtarësimi i Kosovës, 2.Gërvalla: Kosova dështoi keq në KiE, arsyetohet dobët Gërvalla: Shtetet i dolën në krah Serbisë, 3.Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla lë të kuptohet se oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më.) Koment: 1. Kush i detyron me zor të na votojnë, ti Donika? 2. Nëse i kanë dalë shtetet në krahë Serbisë, rezulton se ti si ministre ke dështuar. 3. Drafti nuk varet fare prej teje e as prej Kurtit. Fatkeqësisht ekzistenca e shtetit tashmë është e lidhur dhe e varur nga Drafti i Llajçakut, sepse ju me naivitetet tuaja e keni sjellë punën në këtë rrezik. Veprimi i duhur është t’u kërkoni falje qytetarëve e të jepni dorëheqje momentale, e jo të tentoni t’i mashtroni edhe më tutje