Krasniqi i PSD-së: Shteti ynë i "rrahë" të moshuarit çdo muaj, kur ua jep veç 100 euro pension - NACIONALE

Krasniqi i PSD-së: Shteti ynë i "rrahë" të moshuarit çdo muaj, kur ua jep veç 100 euro pension

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kategorive të caktuara.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës “rrahë” çdo muaj të moshuarit kur ua jep vetëm 100 euro pension.

Sipas tij, “rrahje” ndaj kësaj kategori vazhdon, kur shteti çdo 6 muaj i detyron të dëshmojnë se nuk kanë vdekur.

“Shteti ynë i "rrahë" të moshuarit çdo muaj, kur ua jep veç 100 euro pension - që s'ju del as për barna. I "rrahë" çdo 6 muaj kur i detyron me shku me e dëshmu që s'kanë vdekë hala. Qeveria jonë i "rrahë" prindërit e dëshmorëve, sa herë që i shpallë luftë e njollosë përpjekjen çlirimtare të tyre. Mirë kish me qenë me u indinju edhe kundër dhunës sistemike që është më e rëndë se format konkrete t'dhunës”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme