Krasniqi i PSD-së: Kurti në “Twitter” i poston vetëm vendimet që nuk është bash krenar
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka zbuluar një fakt interesant për Albin Kurtin.
Ai ka bërë me dije se kryeministri vetëm lajmet jo të mira për Kosovën i poston pro llogarinë e tij në “Tëitter”.
Përmes një vide-mesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se Kurti në Twitter i poston vetëm gjerat për të cilat nuk është fort krenar.
“Kur doni me pa që Albin Kurti e ka pranuar një sen të dëmshëm për Kosovën. Këqyreni profilin e tij në Twitter, jo në Facebook. Se qaty në Twitter ai i poston vendimet që i ka marrë dhe që nuk është bash krenar që i ka bë. Qashtu qysh dje, përshembull, e postoi një njoftim vetëm në Twitter që e ka pranuar propozimin franko-gjerman, në takim me Lajcakun. Më nuk përmendi kushte, tha e pranoi, por i ka disa pyetje”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, në këtë mënyrë Kurti ka pranuar një vetëqeverisjes për serbët e Kosovës.
“Dokumenti franko-gjerman e ka Asociacionin brenda, ku palët zotohen se do t`i respektojnë krejt marrëveshjet e kaluara, dokumenti franko-gjerman nuk e ka njohjen, dokumenti franko-gjerman as që flet për reciprocitetin në të drejta me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe dokumenti e thotë specifikisht që palët do të angazhohen për me i krijua rrethanat e vetëqeverisjes të komunitetet serb në Kosovës”, ka thënë Krasniqi.