Krasniqi i AAK-së kërkon që opozita ta mbështes Ramush Haradinajt për president
Kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, ka kërkuar nga partitë opozitare që të mbështesin Ramush Haradinajn për president.
Ai ka bërë me dije se lideri i AAK-së është figurë e denjë për postin e presidentit.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Krasniqi ka thënë se Haradinaj ka dëshmuar ndër vite si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë shtetëror.
“I bëj thirrje partive opozitare që ta mbështesin Haradinajn si një njëri që ka dëshmuar… jo që në udhëqjen e tij politike nuk ka pasur qalime e gabime, por është kandidati më unitar dhe kandidati që mundet me i pri proceseve në këtë momentum – pra kryeministrit Kurtit”, ka deklaruar Krasniqi.