Krasniqi: Gabimi më trashanik i Kurtit dhe VV-së ka qenë armiqësia iracionale kundër Grenellit - NACIONALE

Krasniqi: Gabimi më trashanik i Kurtit dhe VV-së ka qenë armiqësia iracionale kundër Grenellit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar marrëdhënien e trazuar në mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Richard Grenellit, i dërguar i presidentit Donald Trump për misione special.

Krasniqi e ka vlerësuar si gabimin më trashanik të Kurtit.

“Gabimi më trashanik i Kurtit dhe LVV ka qenë armiqësia iracionale kundër Riçard Grenellit, bashkëpunëtorët më besnik të Donalld Trampit. Kthimi i Trampit e Grenellit tash ka një faturë të rëndë. Nëse Kurti e LVV mbeten në pushtet, ajo faturë bëhet e papërballueshme për Kosovën. I vetmi shans për Kosovën mbetet shkuarja e Kurtit në opozitë, rikthimi te Marrëveshja e Uashingtonit me një kryeministër tjetër dhe lirimi i Hashim Thaçit. (Kjo nuk ka të bëjë me fushatë. Ka të bëjë me fatin e Kosovës.)” – ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme