Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është dashuri për vendlindjen
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar mërgimtarët të votojnë, duke dërguar votën e tyre përmes postës.
Përmes një video-mesazhi të veçantë, ai ka thënë se vota e tyre është dashuri për vendlindjen.
“E ardhmja më e mirë e Kosovës është vetëm një hap larg: Hapi juaj – vota juaj!”, theksoi Krasniqi. Ai apeloi që secili prej mërgimtarëve të ushtrojë të drejtën e tij demokratike, duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe duke mbështetur kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza. Krasniqi rikujtoi rëndësinë e dërgimit të fletëvotimit brenda afatit, për të siguruar që ai të arrijë deri më 8 Shkurt 2025. “Vota juaj është dashuri për vendlindjen. Bëjeni sot – sepse e ardhmja fillon me ju, tani!”, ka thënë Krasniqi.