Krasniqi feston me djalin e tij 28 Nëntorin, bën vizita të veçanta të historisë kombëtare - NACIONALE

Krasniqi feston me djalin e tij 28 Nëntorin, bën vizita të veçanta të historisë kombëtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zgjedhur që këtë vit Ditën e Flamurit ta feston në mënyrë më të veçantë.

Duke i ikur protokolli politik, ai ka marrë djalin e tij dhe po viziton vendet të veçanta të historisë së shqiptarëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka treguar se monumentin e parë që ka vizituar ka qenë Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit.

"Me Malin, rrugës për Tiranë, për të shënuar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndalesën e parë e bëmë te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, për të nderuar patriotët shqiptarë, të cilët frymëzuan luftën për liri e shtet të pavarur shqiptar. E sotmja merr kuptim vetëm duke e njohur dhe vlerësuar të djeshmen e lavdishme të brezave që trasuan rrugën e kombit tonë" ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme