Krasniqi: Fëmijët po lihen pa kujdes shëndetësor nga shteti, ndërsa milionat shpenzohen për vota - NACIONALE

Krasniqi: Fëmijët po lihen pa kujdes shëndetësor nga shteti, ndërsa milionat shpenzohen për vota

5 orë më parë

nga NACIONALE

Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka kritikuar ashpër prioritetet e institucioneve, duke thënë se në prag të zgjedhjeve shpërndahen miliona euro për blerje votash, ndërsa nuk sigurohen as kushtet minimale për trajtimin shëndetësor të fëmijëve.

Sipas tij, mungesa e kujdesit shëndetësor për fëmijët përbën një nga dështimet më të mëdha të shoqërisë. Krasniqi thekson se çdo prioritet tjetër humbet kuptimin kur fëmijët mbeten pa shërbimet bazë shëndetësore që u takojnë.

Lajme të ngjashme