Krasniqi: Faruk Mujka nuk është profesionit, është servil i Kurtit
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka bërë një përmbledhje të vendimeve të qeverisë Kurti në javën e fundit.
Përmes një vide të prezantuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë me dije se këto vendime tregojnë karakterin e qeverisë aktuale.
Ai ka përmendur emërimin e zyrtarit të LV-së, Faruk Mujka, në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të “Iber Lepencit”.
“Faruk Mujken e emërojnë në krye të ‘Iber Lepencit’, i cili është njeri i LV-së në Mitrovicë që se vite, qe ka qenë nënkryetar i Mitrovicës dhe njeri më servil i Agim Bahtirit, që është njeri i afër i Albin Kurtit”, ka thënë ai.
Sipas tij, Mujken askush në qytetin e Mitrovicës nuk e njeh si profesionist.
“Kjo flet për tendencën e Qeverisë Kurti për me e kap shtetin, për me shtri kontrollin, për me e shtri mentalitetin autoritar të qeverisë. A jeni tu e pa qysh asnjë emërim i asnjë bordi, i asnjë ndërmarrje nuk është i pavarur. Krejt janë duke u bë politike, krejt janë duke i çu njerëz të LV-së. Ju mundemi me thanë po e dërgojnë njerëzit e vetë se janë më profesional. Fakur Mujka profesional? Asnjë njeri në Mitrovicë nuk e njeh si profesionist Faruk Muken, veç si servil të Albin Kurtit”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka kritikuar Qeverinë edhe për ndarjen e buxhetit për investime kapitale për komunat, duke thënë se 51 për qind të këtij buxheti e kanë ndarë për 3 komunat që i qeverisë LV-ja.
“Pra, 51 për qind të buxhetit për investime të reja kapitale të ndara për komunat jau ka dhënë 3 komunave që e mbulojmë vetëm 9 për qind të popullsisë së Kosovës dhe vetëm 8 për qind të territorit të Kosovës”, ka thënë ai.