Krasniqi e LDK-së: Vetëvenosja po i blenë e po vetkënaqet me sondazhe - NACIONALE

Krasniqi e LDK-së: Vetëvenosja po i blenë e po vetkënaqet me sondazhe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rrezarta Krasniqi,deputete e LDK-së, ka thënë se subjekti në të cilin bën pjesë është duke marrë mbështetje të madhe nga qytetarët.

Në “DPT Fidani” të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, është duke u vetëkënaqur me sondazhet.

“Mbrëmë patëm takimin për fundvit në Vushtrri kemi pasë shumë njerëz, tani kanë ardhur edhe bashkatdhetarët, salla nuk i ka nxënë. Kemi kaluar shumë mirë, është një pritje e ngrohtë sepse qëytetarët po duan ndryshim”.

“Ne po garojmë për vendin e parë, sepse jemi partia e parë që kemi bërë një planprogram që është i implementueshëm. E kemi një parti në pushtet që ka premtuar shumë dhe asgjë nuk ka realizuar. Të gjitha që i kemi në planprogramin e LDK-së janë të realizueshme”.

“LVV-ja nuk po ka çfarë të tregojë për punët e veta, premtimeve që nuk iu kanë përmbajtur asnjë. Janë duke dalë me disa sondazhe që janë duke i blerë dhe po e vetëkënaqin veten e tyre, ato janë sondazhe vetëm se po e vetëkënaqin veten e vet. Unë këtyre sondazheve nuk iu besoj hiç”.

Lajme të ngjashme