Krasniqi dhe Ismaili vizitojnë Thaçin dhe Veselin: I gjetëm të gjithë bashkë, me Kosovën në mendje e zemër - NACIONALE

Krasniqi dhe Ismaili vizitojnë Thaçin dhe Veselin: I gjetëm të gjithë bashkë, me Kosovën në mendje e zemër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë - si gjithmonë - dhe me Kosovën në mendje e zemër,

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me nënkryetarin e kësaj partie, Uran Ismailin, kanë vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, të cilët prej vitesh gjenden në paraburgim në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar dyert e hekurta të burgut çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave dhe besimit të çlirimtarëve.

“Bashkë me Uranin, vizituam përsëri në Hagë, Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin Kadri Veseli. Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë. I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë - si gjithmonë - dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin. Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme