Krasniqi darkon me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Ishte vit sfidues
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se viti 2022, ka qenë sfidues për komunat që udhëhiqen nga kjo parti politike.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se gjatë këtij viti është bërë punë e mirë për qytetarët.
Ai po ashtu, ka thënë se patën një darkë fundviti së bashku.
Në fund, Krasniqi ka thënë se “u pajtuan që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit”.
“Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët. Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit!” – ka shkruar ai.
Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për...
Posted by Memli Krasniqi on Sunday, December 18, 2022