Krasniqi bashkë me djalin e Thaçit vizitojnë Gucatin: Uroj që të gjithë të kthehen sa më parë - NACIONALE

Krasniqi bashkë me djalin e Thaçit vizitojnë Gucatin: Uroj që të gjithë të kthehen sa më parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me djalin e ish-presidentit Thaçi, Endritin, kanë vizituar Hysni Gucatin pas lirimit.

Krasniqi ka thënë se shpreson që drejtësia të triumfojë edhe për të akuzuarit të tjerë.

Postimi:

Në konakun e luftëtarit të UÇK-së, Hysni Gucati, për t’ia uruar lirimin nga Gjykata Speciale në Hagë. Krenar për të kaluarën e lavdishme dhe optimist për të ardhmen, Hysi sot reflektonte edhe forcën dhe qëndresën e çlirimtarëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në Hagë.

Me shpresën që drejtësia do të triumfojë edhe në betejën e fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për të vërtetën e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, uroj që edhe ata të kthehen sa më parë në mesin tonë.

#LiriaKaEmër

Lajme të ngjashme