Krasniqi: Aty ku rinia pret diplomatë të futët në administratë apo të ikë jashtë, atdheu ka marrë fund
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se aty ku bujqit presin subvencionim nga Qeveria, e pensionistët kënaqen me lëmoshë, atdheu ka marrë fund.
Në një shkrim të publikuar së fundi, Krasniqi ka thënë:
“Aty ku bujqit presin që qeveria t’u mbjellë drithërat e t’ua subvencionojë, aty ku rinia pret të marrë një diplomë dhe të futet në administratë ose të ikën jashtë, aty ku pensionistët kënaqen me lëmoshë, aty ku punëtorët presin t’i mbrojë qeveria e jo sindikatat e veta, aty ku mërgimtarët e shohin vendindjen si destinim turistik dhe banorët e mbetur aty si lëmoshëkërkues, atdheu ka marrë fund”.