Krasniqi: A vjen turp ministrave të arsimit, kur kalojnë afër ndërtesës së Fakultetit të Filologjisë? - NACIONALE

Krasniqi: A vjen turp ministrave të arsimit, kur kalojnë afër ndërtesës së Fakultetit të Filologjisë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Milazim Krasniqi ka kritikuar ministrat e arsimit për gjendjen që e kanë lënë Fakultetit Filologjik.

Ai ka bërë me dije se ministrave duhet të iu vije turp se si e kanë lënë ndërtesën e këtij fakulteti, e cila është simbol i Universitetit të Prishtinës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndoshta pse kjo ndërtesë është simbol i shqiptarizmit është lënë në gjendjen aktuale.

“Kurrë nuk arrij ta kuptoj se a u vjen turp ministrave të arsimit, kur kalojnë afër ndërtesës së Fakultetit të Filologjisë. Po t’u vinte turp, nuk do ta kishin lënë në këtë gjendje të mjerë objektin që është simbol i Universitetit të Prishtinës dhe i shqiptarizmit. Ndoshta bash pse është simbol i shqiptarizmit edhe është lënë të katandiset kështu, në pajtim me taktikat e neokolonializmit”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme