Krasniqi: 9 shkurtit, Bedri Hamza do të jetë në krye të Qeverisë - NACIONALE

Krasniqi: 9 shkurtit, Bedri Hamza do të jetë në krye të Qeverisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se Bedri Hamza do të jetë kryeministër pas nëntë shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai ka publikuar pamje nga takimi në Ferizaj.

“Modelin qeverisës transformues dhe zhvillimor, me qytetarin në qendër, të zbatuar nga kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, do ta bartim edhe në nivelin qendror, pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kryeministër.” – ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi u shpreh:

“Sot jemi krenar me punën e të gjithë kryetarëve të komunave tona që vijnë nga radhët e PDK’së, sepse janë bërë model I qeverisjes së mirë. Model i cili vërtet është formësuar këtu në Ferizaj me kryetarin Agim Aliun për ta sjellë atë mentalitet qeverisës transformues për të mirën e qytetarëve dhe të cilin do tia japim Kosovës pas datës 9 shkurt kur PDK dhe Bedri Hamza do të jenë në krye të Qeverisë”.

Lajme të ngjashme