Kraki: Gjumashat e LDK-së ende janë në amnezi kolektive - NACIONALE

Kraki: Gjumashat e LDK-së ende janë në amnezi kolektive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Parisi, Nezir Kraki, ka kritikuar ashpër partinë opozitare që udhëheqet nga Lumir Abdixhikua.

Ai për LDK-në ka thënë se po harrojnë që ata e kanë prodhuar Asociacionin.

Kraki ka kërkuar nga Abdixhiku që të distancohet nga veprimet e partisë së tij gjatë viteve të kaluara.

Shkrimi i tij:

Gjumashat e LDK-se ende jane ne amnezi kolektive.

Kane harru qe jane prodhuesit e Asociacionit ne versionin e republikes serbe dhe nenshkruesit e marreveshjes grenelliane ku Kosova hiqte dore nga shtetesia e saj dhe merrte « ndaljen e çnjohjeve » nga Serbia. Jane poashtu prodhuesit e Hashim Thaqit president dhe puçistë te Grenellit me nje SMS.

A mundet dikush me i tregu Lumirit qe eshte kryetar i te njejtes parti dhe minimumi qe pritej nga ai ishte distancimi nga vendimet dhe veprimet skandaloze e antishteterore te saj.

Skenderin e Agimin i ka menjanu nga partia edhe pse ata nuk ishin ne origjine te atyre skandaleve.

P.s. Lumirin e njoh dhe kam respekt per te si person. Ketu po flas vec per Lumirin politik.

Lajme të ngjashme