Kraja i 'qepon' SBASHK-ut: Greva është politike, prapa saj qëndron opozita - NACIONALE

Kraja i 'qepon' SBASHK-ut: Greva është politike, prapa saj qëndron opozita

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka thënë se greva e SBASHK-ut është politike dhe mbështetet nga partitë opozitare.

Kraja pretendon që SBASHK-u po përdoret nga opozita për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

Mendoj që greva është politike, ekskluzivisht është politike”, theksoi Kraja në RTK Prime.

Nëse opozita do që ta rrëzojë qeverinë, le ta bëjnë në forma të tjera, por jo duke manipuluar fëmijët”, shtoi ai.

Ai dyshon se tani arsimi në Kosovë po përdoret për elemente të këqija dhe jo ‘çështje madhore’ si dikur.

“Kosova në të kaluarën ka përdorur arsimin, por për çështje madhore, për liri”, ka thënë ai.

Ndryshe greva e SBASHK-ut po vazhdon edhe sot.

Lajme të ngjashme