Kraja i ashpër me BIK-un: Nuk përfaqëson politikisht myslimanët, veç shpirtërisht - NACIONALE

Kraja i ashpër me BIK-un: Nuk përfaqëson politikisht myslimanët, veç shpirtërisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka thënë se Bashkësia Islame nuk përfaqëson politikisht myslimanët, por sipas tij, vetëm shpirtërisht.

Bashkësia Islame duhet thënë qartë, bën përfaqësimin shpirtëror, por nuk bën përfaqësimin politik. Nuk ka Bashkësia e fesë islame nuk bën përfaqësim politik të myslimanëve të Kosovës, por përfaqësim shpirtëror dhe fetar të besimit.”, tha Kraja në RTK, transmeton Nacionale.

Ai ka akuzuar partitë politike në Kosovë për manipulim me çështjet fetare.

“Partitë politike, qofshin parlamentare kur janë pozitë apo opozitë, të gjitha partitë parlamentare ato që kanë qenë dhe këto që janë, po manipulojnë me ketë problematikë. Sepse ligji për fenë relalisht kërkon një konsensus të të gjitha partive. Dhe shumica syresh bëjnë kalkulime elektroale me fenë, bëjnë edhe me xhematin kalkulime elektorale. Edhe BIK e ka përgjegjësinë për këtë punë, sepse ajo në shumë raste ka qenë bllokuese e këtij ligji.”, tha Kraja.

Lajme të ngjashme