Kraja 'godet' Përparim Ramën: S’i afrohet as kungjave të Shpend Ahmetit - NACIONALE

Kraja 'godet' Përparim Ramën: S’i afrohet as kungjave të Shpend Ahmetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka hedhur kritika të rënda ndaj qeverisjes së Përparim Ramës me Komunën e Prishtinës.

Kraja nuk është kursyer aspak me gjuhën e tij dhe me akuza të tjera që deri më tani nuk janë të konfirmuara nga institucionet gjegjëse.

Kryeshkenctari i Kosovës, ka thënë se Rama ka paguar shokët e tij me 12 milionë eurot për konsulencë teksa ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e kritikave ndaj Ramës.

Prishtina është gjysma e Kosovës me popullsi dhe ka kaluar një verë nga më të shëmtuarat që ka pasur ndonjëherë deri më tani dhe asnjë kritikë nuk është shfaqur ndaj Përparim Ramës e as ndaj LDK-së”, ka thënë akademik Kraja në një intervistë në RTK.

Kraja ka thënë se Rama nuk i afrohet as ‘kungjave’ të kryetarit të kaluar Shpend Ahmeti.

Përparim Rama me punën e tij, nuk i afrohet as kungjave të Shpend Ahmetit”, shtoi ai Kraja.

Lajme të ngjashme