Kraja flet për shaminë e fenë: Partitë bëjnë politikë me xhematin, Kosova shtet laik
Kryeakademiku i Kosovës, Mehmet Kraja, ka folur rreth çështjes së shamisë në shkolla. Ai tha se deri tash nuk folën për arsye se asgjë nuk ndryshoi përkundër kërkesës për të ndryshuar udhëzimin administrativ.
“Çështja e shamisë u problematizu së fundmi, para se të fillonte viti shkollor. Ne nuk reaguam, sepse në esencë asgjë nuk ndryshoi, mbeti po ashtu siç ka qenë. Pra udhëzimi administrativ mbeti në fuqi ashtu siç ishte. Në anën tjetër, unë kam propozuar që në Akademi të mbahet një tryezë shkencore, ku do të trajtoheshin problemet e fesë në përgjithësi, të raporteve të institucioneve të shtetit me fenë. Mirëpo për një arsye që unë nuk e kuptoj shumë, është aty një seksion, seksioni i shkencave shoqërore, që në një mënyrë bën një lloj obstruksioni rreth temave të këtilla, nuk pranon t’i diskutojë”, tha Kraja në RTK, transmeton Nacionale.
Ai ka thënë se Kosova është shtet laik, dhe se politika në Kosovë flirton me xhematin.
“Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kosova është e përcaktuar si shtet laik. Pra nuk është shtet sekular, por është shtet laik… Partitë politike, qofshin parlamentare kur janë pozitë apo opozitë, të gjitha partitë parlamentare ato që kanë qenë dhe këto që janë, po manipulojnë me ketë problematikë. Sepse ligji për fenë relalisht kërkon një konsensus të të gjitha partive. Dhe shumica syresh bëjnë kalkulime elektroale me fenë, bëjnë edhe me xhematin kalkulime elektorale. Edhe BIK e ka përgjegjësinë për këtë punë, sepse ajo në shumë raste ka qenë bllokuese e këtij ligji.”, përfundoi Kraja.