Krahasim krejt ‘out’: Rexhaj sulmon prokurorinë pas arrestimit të Gëzim Sveçlës që shkuli mikrofonin - NACIONALE

Krahasim krejt ‘out’: Rexhaj sulmon prokurorinë pas arrestimit të Gëzim Sveçlës që shkuli mikrofonin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Duke bërë një krahasim krejtësisht të paqëndrueshëm, deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka gjetur të sulmojë prokurorinë se pse s’ka vepruar për rrahjen në Kuvend të Ksoovës mes VV-së dhe PDK-së ndërsa ka arrestuar asamblistin e VV-së, Gëzim Sveçla, pasi i njëjti shkuli mikrofonin në Komunë të Prishtinë.

Kujtojmë se rrahja në Kuvend të Kosovës ishte dhunë e ndërsjellë, e cila kishte nisur kur Bislimi kishte shqyer posterët “Zdravo” që ishin vendosur nga PDK-ja, për t’u pasuar pastaj me lagie uji nga Mërgim Lushtaku.

Pas këtij fërkimi rrahja kishte qenë e dy-anshme. Për më tepër Vetëvendosja dhe PDK e kanë negocuar privatisht faljen e asaj ngjarje, duke hequr institucionet gjyqësore nga çështja.

Por, qe postim i Rexhajt:

Me 13 korrik 2023, në Kuvend u sulmua edhe Zv.kryeministri Bislimi edhe ministri Murati.

9 dhjetor 2024, Asamblisti i VV-së Gëzim Sveçla defunksionalizon mikrofonët duke i shkëputur nga kabli dhe ftohet në Polici e dërgohet në mbajtje 48h.

Shumë e qartë është situata. Prokurorë ka pasur edhe në korrikun 2023.

Lajme të ngjashme