KQZ s’e njohu rezultatin e Listës Serbe: Anëtari i AAK-së thotë se s’deshti pjesë e “jo normalitetit” - NACIONALE

KQZ s’e njohu rezultatin e Listës Serbe: Anëtari i AAK-së thotë se s’deshti pjesë e “jo normalitetit”

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Muharrem Nitaj, anëtar i KQZ-së nga radhët e AAK-së, ka dhënë detaje mbi mbledhjen e 31 janarit ku u refuzua lista e kandidatëve të Listës Serbe. Sipas tij, mbledhja "nuk kishte rrjedhë normale".

Nitaj tregoi se katër anëtarë të KQZ-së u deklaruan paraprakisht kundër votimit për Listën Serbe, ndërsa procesi u nda në dy pjesë, duke mos u bërë në pako. Ai e konsideroi "absurd" edhe faktin që përfaqësuesja e Listës Serbe nuk votoi për katër partitë shqiptare.

"Pasi u krijua kjo situatë e çuditshme, vendosa të mos isha pjesë e këtij jonormaliteti", tha ai, duke shpjeguar abstenimin e tij.

Vendimi i KQZ-së ka nxitur reagime të ashpra, duke përfshirë kritika nga Ambasada amerikane, e cila paralajmëroi se kjo "minon partneritetin" mes SHBA-së dhe Kosovës.

Lajme të ngjashme