KQZ njofton: Këtu mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit për zgjedhjet e 23 prillit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me zgjedhjet e 23 prillit në veri.
KQZ-ja ka publikuar linkun ku qytetarët me të drejtë vote mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre.
“Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje mevendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023. Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime”, thuhet në njoftim.