KQZ mban mbledhjen e radhës, merret vendimi për çregjistrimin e “Lëvizjes për Bashkim” - NACIONALE

KQZ mban mbledhjen e radhës, merret vendimi për çregjistrimin e “Lëvizjes për Bashkim”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës të enjten.

Në fillim të mbledhjes, KQZ ka marrë vendim për çregjistrimin e “Lëvizjes për Bashkim”, e cila ka paraqitur vendimin për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.

“Në fillim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së morën vendim për çregjistrimin e partisë poliike “Lëvizja për Bashkim”, e cila ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike. Pas këtij vendimi, Zyra do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankre dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas raportit informues po vazhdon periudha për ndryshimin e Qendrës së Votimit brenda komunës.

“Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 9 korrik 2025, janë pranuar 633 kërkesa, prej të cilave 566 janë aprovuar, ndërkaq 66 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

Po ashtu, anëtarët u njoftuan edhe për periudhën e aplikimit online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të yre, e cila ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025. Deri më tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) u ka krijuar qasje në platformën për certifikim 47 subjekteve politike të regjistruara, 6 iniciativave qytetare dhe 1 kandidati të pavarur” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme