KQZ-ja sot mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës - NACIONALE

KQZ-ja sot mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në bazë të rendit të ditës, në këtë mbledhje do të shqyrtohet disa çështje të rëndësishme.

Ndër pikat kryesore për mbledhjen, e cila do të fillojë në ora 15:00, është Këshilli për Operacione Zgjedhore.

Rendi i ditës:

  1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.51, 52, 53 dhe 54/2025
  1. Këshillat e KQZ

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës se ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i përmbajtjes dhe dizajnit final të fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025

4. Të ndryshme

Lajme të ngjashme