KQZ-ja pezullon aktivitetin e Partisë së Ashkalive të Kosovës - NACIONALE

KQZ-ja pezullon aktivitetin e Partisë së Ashkalive të Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Partisë së Ashkalive të Kosovës.

Këtë vendim KQZ-ja e ka marrë në mbledhjen e sotme, pasi ditë më parë kërkesën e ka dorëzuar sekretari i deritanishëm i kësaj partie, Qazim Rrahmani.

Ai pati deklaruar se që nga 31 korriku, asnjë person nuk ka legjitimitet në parti.

Ai ka thënë se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore të partisë edhe për mbajtjen e kuvendeve.

Për sjelljen e partisë në këtë gjendje, ai e ka fajësuar kryetarin e deritanishëm Hetem Arifi./EO/

Lajme të ngjashme