KQZ-ja ia merr mandatin e kryebashkiakut të Himarës Alfred Belerit - NACIONALE

KQZ-ja ia merr mandatin e kryebashkiakut të Himarës Alfred Belerit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipërisë sot ia ka marrë mandatin e Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës.

Pasi Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin e Belerit për një vepër penale, KQZ-ja ia ka shpallur mandatin të pavlefshëm.

Kryetari i KQZ-së, , Ilirian Celibashi, ka bërë me dije se Belerit i hiqet mandati pasi është dënuar me formë të prerë për një vepër që ligji parashikon që nuk mund të kandidojë.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandati të zotit Fredis Dhionisis Beleri, e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 30 ditëve. Ky vendim do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ”, ka thënë ai, raporton TCh.

Lajme të ngjashme