KQZ-ja gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare - NACIONALE

KQZ-ja gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare

2 orë më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se KQZ-ja është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave që janë bërë në Gjykatën Speciale.

“KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse. Mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka theksuar se nëse vendimet nuk përmbajnë detyrime të tilla, KQZ-ja është e gatshme të shpallë menjëherë rezultatet përfundimtare sapo ato të marrin formë të prerë.

“Nëse s’përmbajnë diçka të tillë, atëherë pasi bëhen të plotfuqishme, KQZ është e gatshme menjëherë t’i shpallë rezultatet përfundimtare”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme