KQZ certifikon listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit - NACIONALE

KQZ certifikon listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Vendimi u mor me shumicë votash, ndërsa e vetmja kundër ishte përfaqësuesja e Listës Serbe, Gordana Llaban.

Sipas të dhënave, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë gjithsej 2,069,098 qytetarë. Prej tyre, 2,025,105 janë të regjistruar për të votuar brenda Kosovës, ndërsa 43,993 të tjerë do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë përmes postës nga jashtë vendit.

Procesi do të zhvillohet në 938 qendra votimi, me gjithsej 2,625 vendvotime në mbarë Kosovën.

Lajme të ngjashme