KPK mban takimin e parë për vitin 2026, pa vendime për shkak të mungesës së shumicës - NACIONALE

KPK mban takimin e parë për vitin 2026, pa vendime për shkak të mungesës së shumicës

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur sot në Prishtinë takimin e parë për vitin 2026, nën udhëheqjen e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj. Takimi kishte karakter konstituiv dhe kishte për qëllim funksionalizimin e KPK-së përmes zgjedhjes së Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit.

Gjatë mbledhjes, u hodh në votim propozimi për përfshirjen e certifikimit të rezultatit të procesit zgjedhor për anëtarin e Këshillit nga radhët e prokurorive themelore si pikë e parë e rendit të ditës, i cili mori tri vota për dhe dy kundër. Megjithatë, më pas nuk u miratua rendi i ditës i propozuar, pasi propozimi mori vetëm dy vota për dhe tri kundër.

Për shkak se nuk u sigurua shumica e nevojshme sipas ligjit, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit e shpalli të përfunduar takimin, duke njoftuar se anëtarët e KPK-së dhe publiku do të informohen me kohë për mbajtjen e mbledhjes së radhës.

Lajme të ngjashme