Kosturica i përkulet Putinit si dikur Millosheviqit, e aryseton sulmin në Ukrainë
Emir Kusturica, një regjisor i njohur serb, që kishte ndryshuar emrin në Nemanja, ka takuar Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, i cili ka dy vite që ka lansuar një sulm të paprovokuar në Ukrainë.
Regjisori kontravers, që dikur e përkrahte edhe Sllobodan Millosheviqin, ish-president autoritar i Serbisë, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, ka pasur fjalë të mëdha për Putinin.
Ai e ka quajtur pushtimin rus të Ukrainës si një “fillim të rendit të ri botëror”.
Film director Emir Kusturica, a long-time Milosevic apologist & historical revisionist, thanks Putin for the "historical justice" in Ukraine & calls it "the beginning of a new world." pic.twitter.com/iGRITlI9zE
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) April 3, 2024
Për këtë takim, ka njoftuar edhe Kremlini.
“Emir Kusturica i tregoi Presidentit për planet e tij krijuese, veçanërisht për krijimin e filmave të bazuar në veprat e klasikëve rusë dhe autorëve modernë.” – shkruhet në njoftimin e Presidencës së Rusisë.