KOSTT për Nacionale: S’ka më reduktime sot, kemi siguruar energjinë e mjaftueshme për konsum
Për ditën e sotme kanë përfunduar reduktimet. Kështu i ka thënë KOSTT, gazetës Nacionale.
Në një përgjigje për Nacionale, KOSTT ka theksuar se pas angazhimit të sektorit të energjisë është siguruar energjia e mjaftueshmë për konsum ditor.
Dhe për rrjedhojë, KOSTT ka kërkuar ndërprerhjen e kufizimeve me energji elektrik.
“Në ndërkohë, me angazhimin e akterëve të sektorit të energjisë është siguruar energjia e nevojshme për mbulimin e konsumit për ditën e sotme nga ora 14:00 dhe KOSTT ka kërkuar ndërprerjen e kufizimeve të konsumit për sot.”, thuhet në përgigjen e KOSTT.