KoSSeV: Vendosen pesë kamera në afërsi të Urës së Ibrit
Mediumi serb me seli në veri të Mitrovicës “KoSSeV” ka raportuar se janë vendosur pesë kamera në afërsi të Urës së Ibrit që ndan qytetin etnikisht në dysh.
Në një video të shkurtër të publikuar në Facebook shihen disa punëtorë duke vendosur kamera në shtylla elektrike.
Nacionale provoi të merr një konfirmim zyrtar nga policia kosovare në lidhje me këto raportime, por se nuk ishin të qasshëm në telefon.