Kosovë: Një foshnje me COVID në gjendje të rëndë
Dy foshnje në Klinikën e Neonatologjisë dhe dy fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të infektuar me COVID-19 dhe po marrin trajtim në këto dy klinika.
Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili, deklaroi për KosovaPress se njëra prej foshnjave është në gjendje më të rëndë dhe është me asistencë respiratore dhe në trajtim intensiv.
“Kemi aktualisht dy foshnje, tash në këtë valën e fundit të pandemisë. I kemi vazhdimisht rastet të cilat po pranohen dhe trajtohen në kliniken tonë. Zakonisht janë foshnje të cilat vinë nga shtëpia. Këto foshnje janë foshnje në termin, njëra është 18-ditëshe, tjetra është 4-ditëshe. Aktualisht e kemi një foshnje që është në gjendje më të rendë është me asistencë respiratorë dhe mbetet tutje me trajtim intensiv”, tha ajo.